VENDIMI/ Administratori i Tërbufit i dënuar nga gjykata s’ka frikë nga “dekriminalizimi”,...

VENDIMI/ Administratori i Tërbufit i dënuar nga gjykata s’ka frikë nga “dekriminalizimi”, ka Erion Braçen

136
0
Shares

Administratori i Njësisë Administrative të Tërbufit, në bashkinë e Divjakës, ish-kryetar i kësaj bashkie, është një person i dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Avni Koçin, të marrë sërish një post të rëndësishëm.
av2_copy_1Denoncimin e ka bërë kreu i PD-së së Lushnjes, Myslim Murrizi, i cili denoncon këtë emërim, “me pagëzimin” e deputetit socialist, Erion Braçe.


avni kci 2

Avni Ko
ç
i

“Pas konsensusit të arritur mes pozite opozitës para dy ditësh për të larguar të korruptuarit, trafikantët, kriminelet, ordinerët nga politika dhe administrata, ky personi këtu është Avni Koçi ish kryetar i bashkisë Divjakë i PS. I dënuar me burg me vendim të formës së prerë për abuzim me detyrën, falsifikator vulash e dokumentesh. Është komanduar nga kryetari i sotëm i bashkisë Divjakë, Kokoneshi dhe me pagëzimin e deputetit Braçe, administrator i njësisë më të madhe administrative të bashkisë Divjake dhe rrethit Lushnjë, në ish-komunën Teërbuf. Bravo rilindja ka filluar të aplikoj ‘pastrimin’ e administratës dhe të jetë korrekte me ligjin. Sa më shumë të dënuar aq më të mëdhenj i bëni”, shkruan Myslim Murrizi në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY