Prokuroria e Përgjithshme paralajmëron hetime për gjyqtarët e korruptuar, që dyshohen se për këtë shkak iu është refuzuar apo anuluar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sikurse ministri i Drejtësisë apo Unioni i Gjyqtarëve, edhe organi qendror i akuzës duket se është në pritje të listës së këtyre gjyqtarëve.
“Prokuroria vlerëson çdo informacion për korrupsion në drejtësi dhe më gjerë, që mbërrijnë nga burime të besueshme. Ambasada amerikane është një ndër partnerët më të ngushtë të Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, ndaj dhe informacionet e saj për vepra të ndryshme penale kanë shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve konkrete”, tha Albi Serani, këshilltar i prokurorit të Përgjithshëm pas një kërkese nga TV “Top Channel” për një reagim nga Prokuroria e Përgjithshme, për qëndrimin që do të mbajë pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu.
Të hënën priten gjithashtu emërime të reja në disa gjykata, përfshirë edhe atë të Apelit. Mbetet për t’u parë nëse reagimi i ambasadorit Lu, për gjyqtarët e korruptuar, do të ketë apo jo ndikim edhe në këto emërime.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/