Plagosja e Cakollarit, dyshime për vrasës me pagesë, vështirësohet identifikimi autorit

Plagosja e Cakollarit, dyshime për vrasës me pagesë, vështirësohet identifikimi autorit

56
0
Shares

Vendi plagosjes së Viljon Cakollarit

Autori i plagosjes së Viljon Cakolalrit dy net më parë te Tirana e Re, dyshohet se është vrasës me pagesë. Për pasojë, policia e ka të vështirë identifikim e mundshëm, kjo edhe për arsye të mungesës se kamerave të sigurisë në këtë zonë.
Nga hetimet e dritanishme të policisë, mësohet se autori e ka ndjekur Viljon Cakollarin  dhe sapo ai është ofruar në hyrjen  e pallatit ku banonte, ai e ka qëlluar nga pas 4 herë me pistoletë. Një plumb e ka lënduar në qaf, një në kraharor një në bark dhe një në thembrën e këmbës. Pasi është plagosur, Viljon Cakollari, ka marr në telefon një oficer të policisë, njëkohësisht edhe mik i tij duke e njoftuar për atë që i ndodhi.
“Më vranë me armë”, është ajo çka Viljon Cakollari i ka thënë oficerit të policisë. 
Ndërkaq, autori pasi qëlloi, u largua menjëherë nga vendngjarja duke ecur në këmbë, ndërsa dyshohet që më pas është larguar me makinë.
Pasi morën telefonatën nga Cakollari, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, që bënë të mundur edhe dërgimin e tij në spitalin ushtarak. 
37 vjeçari, Viljon Cankollari ndodhet në spitalin e traumës jashtë rrezikut për jetën. Ende policia nuk ka mundur ta marrë në pyetje për atë çka ndodhi, për shkak të gjendjes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY