Nazime Vishës i ulet dënimi me 3 muaj, pritet amnistia nga Pesidenti

Nazime Vishës i ulet dënimi me 3 muaj, pritet amnistia nga Pesidenti

56
0
Shares

Nazime Visha përfiton 3 muaj ulje dënimi.Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e depozituar nga 22-vjeçarja, e fajësuar si autore e vrasjes së Fiqiri Muçës, më 13 gusht 2012, në Kërrabë. Vendimi në fjalë është shpallur vetëm 4 ditë para se ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, t’i dërgontë propozimin Presidentit të Republikës për faljen e Nazime Vishës. Më 25 shkurt 2016, në përfundim të dy seancave gjyqtari Lazer Sallaku ka vlerësuar si të bazuar kërkesën e Vishës.

“Pranimin e kërkesës. Uljen e masës së dënimit në masën 90 ditë për të dënuarën Nazime Visha”, thuhej në dispozitivin e vendimit të Gjykatës. Kërkesa e të dënuarës është bazuar në të drejtën që i njeh ligji për të kërkuar ulje dënimi deri në masën 90 ditë në vit, të motivuar me sjelljen e mirë në burg. Bëhet e ditur se në raportin e Drejtorisë së Burgut 325, të administruar nga Gjykata, thuhet se e dënuara ka respektuar rregullat e Institucionit dhe nuk ka masa disiplinore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY