Dy deputetet e PS-së, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi në një kërkesë drejtuar sot deputetëve të grupit parlamentar socialist, kërkojnë që “Incidenti i së premtes në Elbasan ku deputeti Ben Blushi u fërshëllye dhe u tentua të goditej, duhet të analizohet në mbledhjen e grupit parlamentar socialist”.
Këtë kërkesë e kanë adresuar nëpërmjet një letre
Letra e plotë e deputeteve të PS-së Arta Dade dhe Mimoza Hafizi
“
Grupit Parlamentar të PS
Të nderuar kolegë,
Të shqetësuara nga incidenti i dhunshëm ndaj kolegut Ben Blushi në takimin e Partisë Socaliste në Elbasan, ngjarje që s’ka asnjë lidhje me vlerat demokratike të PS, kërkojmë të ndalemi për ta trajtuar këtë çështje në mbledhjen e grupit të ditës së hënë, datë 7 Mars.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Arta Dade
Mimoza Hafizi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/