Një kërcënim ka ardhur këtë herë për familjen e një studenteje nga Korca, Djali me inicialet E.P i cili pas ndarjes nga e dashura e tij, një studente nga Korça në vitin e tretë për Juridik në kryeqytet, ka shkuar deri aty sa të kërcënojë me jetë familjen e saj nëse kjo e fundit nuk i rikthehej sërish lidhjes me të. Por kjo i ka kushtuar 40 ditë burg të riut, i cili është dënuar nga Gjykata për veprën penale të “Kanosjes”.
“Do tju vras të gjithëve si familje po qe se vajza juaj nuk do bëjë çfarë t’i them unë”. Është ky mesazhi që ka mbërritur në telefonin celular të familjes së vajzës në Korçë, në nëntor të 2015-ës. Në këto kushte, nëna e të resë është nisur drejt Tiranës e së bashku me vajzën kanë bërë kallëzim në polici.
Prej korrikut të vitit të kaluar, studentja nga Korça kishte pasur një lidhje me E.P e para disa kohësh janë ndarë për arsye xhelozie nga ana e djalit. Sipas kallëzimit të vajzës, ish i dashuri
“nëpërmjet thirrjeve e mesazheve telefonike ka arritur deri në kërcënime fizike”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/