Pavarësisht dyndjes së emigrantëve dhe kërkesave të shumta për azil, Gjermania është një vend që ofron vende pune për punësim ligjor nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria.
Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe ajo e Punës kanë hapur portalin make-it-in-germany për t’i mundësuar të gjithë punëkërkuesve të orientohen më lehtë nëse kërkojnë punësim legal në Gjermani. Po kështu, edhe ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues se si aplikohet për vende të ndryshme pune, si doktorë, inxhinierë, infermierë, matematicienë etj. Në portalin përkatës shihet se së paku 5 mijë doktorë të kualifikuar kërkohen për të punuar në klinikat anembanë Gjermanisë.
Sipas udhëzuesit kush kërkon vend pune, por edhe kush aplikon për vend pune duhet të zotërojë gjuhën gjermane në nivelin e duhur, teksa theksohet se të mundshme janë edhe kurset e gjuhës në institutin “Goethe” në Shqipëri si dhe kurset falas në faqen e “Deutsche Welle”-s. Po ashtu ju duhet të përgatisni dëftesat dhe vërtetimet e duhura.
“Gjasat më të mira për një vend pune në Gjermani i kanë ato kandidate apo ata kandidatë, të cilët kanë kualifikim të mirë profesional. Ne qoftë se ju jeni i diplomuar në një profesion apo keni mbaruar universitetin, ju me siguri do të jeni në gjendje të dorëzoni bashkë me kërkesën, edhe të gjitha dëftesat e duhura. Në qoftë se ju jeni akademike/ akademik apo fuqi punëtore e kualifikuar, do të ishte mirë që ju të parashtroni një kërkesë për njohjen e kualifikimit tuaj professional që në vendlindje”, thuhet në broshurë. Ndërkaq, udhëzuesi i Ambasadës Gjermane në Tiranë rendit edhe një sërë adresash online, ku ju mund të njiheni me vendet e punës, që ofrohen në këtë shtet.
DOKUMENTET PER VIZE GJERMANE
Pasaportë e vlefshme dhe dy fotokopje
Dy formularë aplikimi të plotësuar në tërësi dhe të nënshkruar personalisht nga ju (Formularët e aplikimit mund të merren falas në ambasadën gjermane apo të shkarkohen në faqen e saj të internetit)
Dy fotografi biometrike, aktuale, të formatit të pasaportës me sfond në ngjyrë të çelët
Tarifa e vizës dhe shpenzime të mundshme
Origjinali i kontratës së punës ose kualifikimit profesional
Origjinali i miratimit të autoritetit përkatës në Gjermani (Zyrat për të Huaj ose Zyra Federale e Punës)
SI TE APLIKONI PER PUNE NE GJERMANI
Të gjitha ofertat e shpallura për punë publikohen nga Agjencia
Federale e Punësimit në faqen e internetit: jobboerse.arbeitsagentur.de.
Kontakt: +49 228 713 1313 ose zav@arbeitsagentur.de
Portalet të tjerë me oferta pune
ec.europa.eu/eures
Si mund të aplikoni
Modalitetet e ndryshme të aplikimit në shtetin e Gjermanisë ju mund t’i gjeni në faqen e internetit make-itin-germany.com/en > Working > Guide. /Gazeta Shqiptare/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/