Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim për shtyp, për protestën e sotme te Liqeni, ndërsa bënë të ditur se polici bashkiak që ka humbur ndjenjat, është goditur nga një protestues, student kosovar, i cili është shoqëruar në uniformat blu.
Njoftimi i plotë i Policisë
Shoqëria civile ne mesdite ka tentuar për të futur dhe ngritur në Parkun e Liqenit një çadër të madhe, që sipas tyre do të shërbente për ruajtjen e parkut, nga ndërtimi i këndit të lojërave për fëmije nga bashkia. Por janë ndaluar nga policia bashkiake që ruante zonën ku do parashikohet te ndërtohet këndi i lojërave.
Aktivistet janë përplasur me policinë dhe si pasojë një polic bashkiak Dritan Hardhia, 35 vjeç dhe një qytetar I. M., vjeç 31 kanë pësuar humbje ndjenjash. Një autoambulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mori të lënduarit duke i dërguar për mjekim me spital. Nga forcat e policisë është shoqëruar ne Komisariatin Nr. 1 nj e shtetas (student) Kosovar Aranit Beqiri, vjeç 20, i cili dyshohet ti ketë rënë me grusht policit bashkiak. Gjithashtu është shoqëruar dhe një nga aktivistet Zirkon Disha. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/