Luis Enrike ka besim se Barcelona e tij do të fitojë 3 pikë të tjera ndaj Eibarit.
Pavarësisht kësaj, ai kërkon vëmendje maksimale nga lojtarët për të mos bërë hapa falsë. Në konferencën për shtyp, Enrike foli edhe për Leo Mesin, duke thënë se ka mundësi të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
Mesi
“Nuk e di nëse do të rinovojë deri në vitin 2022 me Barcelonën. Unë jam thjesht trajner, por do të ishte më e mira në botë nëse do të ndodhte kështu. Ndoshta luan edhe 40 vjeç, do të ishte një mrekulli. Ai është lojtar që mund të shënojë pa fund dhe të ndihmojë skuadrën në çdo moment. Është i motivuar”.
Eibar
“Luajnë në mënyrë të hapur dhe sulmojnë shumë. I kam analizuar shumë mirë dhe bëjnë presion në gjysmëfushën kundërshtare. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë, por të bëjmë gjithçka për t’i mundur. Kam besim se do t’ia dalim”.
Rekordi
“Është diçka shumë pozitive kjo që po na ndodh. Duhet të përmirësohemi akoma më shumë. Rekordet nuk janë shumë të rëndësishme për mua, por trofetë dhe fitoret e skuadrës”.
Rakitiç
“Duhet ta shohim gjendjen e tij. Nëse nuk ka shqetësime, mund të luajë, por kjo do të varet nga stafi mjekësor”.
Teknologjia
“Nëse i vjen në ndihmë futbollit, është e mira për të gjithë. Nuk dua të flas shumë për këtë çështje, por për skuadrën time”.
Penalltitë
“Duhet të përmirësohemi akoma më shumë, por kjo është e bukura e futbollit. Humbjet e penalltive nuk kanë qenë shumë të rëndësishme për rezultatin, por nuk mund të gabojmë në të ardhmen”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/