Alarm në kufirin Greqi-Maqedoni, 13 mijë emigrantë pranë gjëndjes së jashtëzakonshme

Alarm në kufirin Greqi-Maqedoni, 13 mijë emigrantë pranë gjëndjes së jashtëzakonshme

46
0
Shares

Kufiri Greqi-Maqedoni nëpërmjet të cilit po kaljonë emigrantët e ardhur nga Siria është shumë afër gjëndjes së jashtëzakonshme. Një guvernator rajonal në veri të Greqisë ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Maqedoninë, për shkak të krizës me migrantë. Ndërkohë edhe Apostolos Tzitzikostas, guvernator i rajonit të Maqedonisë Qendrore, ka thënë se numri i migrantëve të bllokuar në kufi ka arritur në së paku 13,000, shkruan REL. Tzitzikostas ka thënë se në gjithë rajonin e Maqedonisë Qendrore janë 20,000 migrantë. “Nuk mund ta bartim më vetë këtë peshë”, ka thënë ai për transmetuesin grek Skai, derisa ka vizituar pikën kufitare me Maqedoninë Idomeni.

Sipas mediave greke gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësonte furnizimin me ndihma. Tzitzikostas i ka bërë thirrje Maqedonisë që të hapë kufijtë e saj menjëherë. Maqedonia lejon në territorin e saj vetëm sirianë dhe irakianë, ndonëse edhe ata duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta. Më herët, komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avromopoulos, ka thënë se Greqia është e mbingarkuar me migrantë dhe se e gjithë bota duhet të reagojë. Së paku 2,000 migrantë të rinj regjistrohen në Greqi çdo ditë. Mbi 125,000 njerëz kanë arritur këtë vit në brigjet greke – gati 12 herë më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY