Shoqëria civile ka filluar protestën e paralajmëruar “non stop” te Parku i Liqenit Artificial për të kundërshtuar ndërtimin e një këndi lojërash.
Me dhjetëra qytetarë janë grumbulluar te vendi ku do të ndërtohet këndi i lojërave, ndërsa mësohet se protestuesit do të ngrenë çadra dhe nuk do të largohen prej aty.
Në “Facebook” është krijuar një grupim që me ironi është quajtur “Adopto një çadër” (nga “Adopto një çerdhe”) dhe që nënkupton ngritjen e çadrave për të qëndruar aty pa pushim.
“Në kuadër të këtij primitiviteti dhe qëndrimi tejet arrogant të bashkisë Tiranë e cila jo vetëm vazhdon të shkatërrojë parkun pa e pasur as dokumentacionin e nevojshëm ligjor edhe as mbështetjen qytetare por shkon deri aty sa natën vonë shkul në fshehtësi edhe filizat e reja të pemëve që u mbollën nga vetë qytetarët, konsiderojmë si nevojë urgjente mbrojtjen e parkut nga dritëshkurtësia e kollareve klienteliste.
Ne datë 06. 03. 16 ditën e del ora 12:00 , në parkun e vetëm të Tiranes qytetarët montojnë çadrat.
Eja adopto edhe ti një çadër!!!” –thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/