“Ta zbulosh se është hajdut vetëm nga emri mysliman”

“Ta zbulosh se është hajdut vetëm nga emri mysliman”

70
0
Shares

Policia italiane ia doli të kapte një hajdut 22 vjecar shqiptar në aeroportin e Pizës vetëm duke u nisur nga emri. Shqiptari po kalonte të paktën 20 mijë euro bizhuteri të vjedhuira në Itali kur një polici konstatoi se mbante varur në qafë një zinxhir me kryq.

Ai lexoi në pasaportë se kishte emër mysliman cfarë e bëri të dyshonte në lidhje me zinxhirin e shtrenjtë që mbahet nga katolikët.

Në kontrollin që u bënë bagazheve të shqiptarit u zbuluan bizhuteri dhe ora të shtrenjta që kapnin vlerën e 20 mijë eurove.

Shqiptari u arrestua në vend, dhe tashmë akuzohet edhe për vrasje. Pasi dyshohet se në një nga grabitjet e tij, ka vrarë një argjendar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY