PS zhvillon votimet formale në Vlorë dhe Gjirokastër

PS zhvillon votimet formale në Vlorë dhe Gjirokastër

58
0
Shares

Dy zonat që drejtohen nga deputeti socialist Koco Kokëdhima zhvillojnë sot votimet për delegatët e kongresit të PS që zhvillohet më 19 mars të këtij viti.

Votimet filluan në orën 09.00 dhe do të përfundojnë në orën 17.00.

Procesin e votimit në Vlorë do ta ndjekë nga afër edhe kryeministri Edi Rama i cili ka shtuar takimet e tij në bazën socialiste pas debateve që kanë përfshirë PS lidhur me votimin për kryetarin e PS-së në Kongres.

Socialistët e Vlorës do të votojnë për 44 delegatë me një barazi gjinore absolute, 22 femra dhe 22 meshkuj. Ndërsa në Gjirokastër do të votohet për 11 delegatë.

Në Vlorë janë ftuar për të votuar rreth 8 mijë anëtarë socialistë, ndërsa në Gjirokastër 2 mijë.

Deri tani janë zgjedhur delegatët për 10 qarqet e tjera.

Deputeti Ben Blushi ka konsideruar se votimet për delegatët kanë një rezultat të fiksuar më parë, duke mos i njohur ato.

Si kandidat për kryetar ai nuk është njohur me listat dhe nuk është ftuar të monitorojë procedurat e votimit dhe numërimit të votave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY