PROCEDURA/Dekriminalizimi, më 6 mars nis procesi i deklarimit

PROCEDURA/Dekriminalizimi, më 6 mars nis procesi i deklarimit

366
0
Shares

Pas datës 6 mars, pothuajse të gjithë ata që paguhen nga buxhetit i shtetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, që nga krerët e shtetit, ministrat, të zgjedhur vendorë e qeëndrorë, deri tek specialistët e administratës publike, efektivët e policisë, të ushtrisë dhe shërbimit diplomatik do të nisin të plotësojnë këtë formularë vetëdeklarimi.

Sipas projekt-vendimit të miratuar me konsenus, funksionarët brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, janë të detyruar të depozitojnë Formularin e Vetëdeklarimit pranë organit përgjegjës.

Çdo formular vetëdeklarimi regjistrohet me një numër unik identifikimi, si dhe ruhet e dokumentohet në rrugë elektronike.

Subjekti që ka lënë mangësi, ka dhe një mundesi për ta plotësuar vetëdeklarimin për 5 ditë të tjera.

Nëse ai nuk e dorëzon vetëdeklarimin të plotësuar sipas konstatimeve fillestare të strukturës apo personit përgjegjës, ai konsiderohet se nuk e ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Në këtë rast, organi përgjegjës e trajton këtë si refuzim për të deklaruar dhe personi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim e zgjedhjes apo emërimit të tij në funksionin publik.

Brenda 3 muajve nga skadimi i afatit, organi përgjegjës për administrimin e Formularit të Vetëdeklarimit është i detyruar të verifikojë të dhënat e deklaruara nga personi sipas hapave të parashikuar në mënyrë të detajuar.

Organi përgjegjës dhe më pas prokuroria brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, nëse provohet ekzistenca e rekordeve kriminale për funksionarët aktualë, zbaton procedurat kushtetuese apo ligjore për mbarimin e mandatit apo shkarkimin nga detyra.

Për të ardhmen ligji parashikon që për deputetët, kryeministrin dhe ministrat, deputët dhe të zgjedhurit vendorë formulari i vetëdeklarimit dorëzohet dhe administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Prefekti e kryen këtë për kandidatët në funksione publike që emërohen nga këshillat bashkiakë ose të qarkut.

Kryetari i Kuvendit, për drejtues apo anëtarë të organeve kushtetuese apo të krijuara me ligj që zgjidhen nga Kuvend.

Publikimi i formularit në faqet zyrtare në internet është i detyurueshëm dhe organi përgjegjës brenda muajit Mars të çdo viti, informon Kuvendin dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për numrin e personave që kanë rezultuar në kushtet e ndalimit, apo që nuk kanë dorëzuar Formularin e Vetëdeklarimit.

Publikë bëhen jo vetëm formularët, por dhe të dhenat.

Subjekti vihet në dijeni se formulari bëhet publik, Pasqyrimi i të dhënave të rreme përbën vepër penale dhe dënohet me burgim dhe se të dhënat i nënshtrohen një verifikimi të plotë dhe të gjithanshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga organet shtetërore dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Shtetasi duhet të japë pëlqimin për verifikimin e çdo të dhëne personale, përfshirë gjurmët daktiloskopike dhe çdo të dhënë tjetër biometrike. Në rast refuzimi të dhënies së pëlqimit, shtetasi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim.

Organet kompetente janë të detyruara të vendosin në dispozicion të subjektit dokumentet apo të dhënat, brenda 5 ditëve nga momenti i administrimit të kërkesës.

Kërkesë për verifikim paraprak mund të bëjnë dhe partitë politike tek Prokurori i Përgjithshëm për kandidatura të mundshëm të saj në zgjedhje apo organe kushtetuese apo të krijuara me ligj.

Verifikimi përmbyllet brEnda një afati 3 mujor nga momenti i ardhjes së kërkesës për verifikim, me përjashtim të rasteve kur Prokurori i Përgjithshëm vendos zgjatjen e këtij afati kur është e nevojshme që verifikimi të kryhet edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY