Kurum International, kërkesë gjykatës për falimentin

Kurum International, kërkesë gjykatës për falimentin

164
0
Shares

Një ndër kompanitë më të mëdha të vendit, “Kurum International” po shkon drejt falimentimit duke rrezikuar një numër të madhe punëtorësh e ndërkohë duke vënë në dyshim aftësinë paguese të kompanisë për miliona lekë taksa dhe detyrime të tjera.

kurum vendim

Ne foto, faksimile e kerkeses per faliment drejtuar gjykates

Gjykata e Tiranës ka regjistruar më 26 shkurt një kërkesë të kompanisë së njohur turke për të realizuar procedurat e falimentit.

Në kërkesën për deklarim falimentimi thuhet se Kurum International kërkon deklarimin e fillimit të procedurave të falimentimit për riorganizim të shoqërisë Kurum International, caktimin administratorit të përkohshëm të falimentimit, marrje vendim për vetadministrim nga debitori.

Kurum zë një vend të rëndësishëm të industrinë përpunuese në Shqipëri ndërkohë që kontribuon edhe në biznese të tjera të vendit me ndikim në ekonominë e vendit.

Aktualisht është prodhuesi i vetëm i celikut në Shqipërisë si dhe zotëron pronësinë e dy hidrocentraleve në jug të vendit, Bistrica1 dhe Bistrica 2. Ajo ka një xhiro vjetore rreth 300 milionë euro ndërkohë që punëson rreth 1000 punëtorë në të gjithë ndërmarrjet e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY