Një 51 vjecar është arrestuar nga policia Kurbinit, nën akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj të bijës së tij.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Viktor Kulla, banues në fshatin Shkopet, ushtronte dhunë fizike me mjete të forta ndaj vajzës së tij 16 vjeçe. Përveçse i ka shkaktuar dëme serioze shëndetësore vajzës së tij, 51-vjeçari ka kanosur me jetë edhe bashkëshorten e tij.
Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se, pas arrestimit, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës për akuzat “dhunë në familje”, “kanosje” dhe “dëmtime me dashje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/