Kryetarja e të rinjve socialistë që u bë vajza më e njohur në vend për shkak të një deklarate që u transmetua me mijëra herë në mediat online dhe rrjetet sociale pritet të lërë detyrën e saj në mes të këtij muaji.
Joleza Koka, vajza simpatike i ka thënë sot gazetës Panorama se nuk ka ndërmend të kandidojë për kreun e FRESSH në kongresin e ardhshëm.
Por megjithëse tashmë është vendim, duket qartë se nuk ka qenë dëshira e saj. Një deklaratë e kryetarit të PS-së, Edi Rama e ka nxitur atë që të heqë dorë nga ambicia pas kthimit të saj në një personazh zbavitës për ditë me rradhë.
“Pyetjes për kandidimin tim i është përgjigjur kryetari i Partisë Socialiste. Unë do të jem kryetare deri në organizimin e Kongresit, për këtë detyrë dhe kam ardhur në krye të FRESSH-it. Për kandidimin tim në Kongres nuk kam menduar e nuk kam një përgjigje përfundimtare, se varet dhe nga diskutimet në Parti”, ka deklaruar Joleza për Panoramën.
“Sidoqoftë, unë mendoj se te të rinjtë mandati duhet të jetë i kufizuar në mënyrë që të ketë një riciklim të vazhdueshëm, e gjithashtu mendoj që një kryetare aktuale nuk duhet të marrë pjesë në garë, sepse niset nga një avantazh në krahasim me sfiduesit. Kështu që detyra kryesore e imja është shëndoshja e forumit dhe organizimi i një kongresi model”, thotë ajo ndërkohë që intervista e plotë është në Panorama print.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/