Modelingu është një karrierë që nis zakonisht kur je i ri, por një djalosh londinez e ka nisur me shpejt seç duhet, falë një tipari të veçantë.
Flokët kaçurrele ngjyrë gështenjë të 4-vjeçarit Farouk James, pa përmendur fytyrën e tij të ëmbël, kanë bërë që ai të çmendë Instagramin dhe Youtube.
Ai ka fituar disa punë si model, duke pozuar për një sërë firmash të njohura fëmijësh, ndërsa nëna e tij, Bonnie ka publikuar një video në të cilën iu jep këshilla prindërve se si të kujdesen për flokët kaçurrela të fëmijëve të tyre.
Farouk është aq i vogël sa akoma nuk ka filluar shkollën mirëpo tashmë ai është bërë tepër i njohur në rrjetet sociale dhe gjithashtu ka bërë debutimin e tij të parë, javën e kaluar, në “London Fashion Walk”.
Aktualisht ka mbi 70 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram që menaxhohet nga e ëma, ndërsa kjo e fundit ka treguar se e ndalojnë në rrugë për të bërë foto me djalin e saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/