Elbasan, arrestohet sekseri i provimeve

Elbasan, arrestohet sekseri i provimeve

56
0
Shares

Policia e Elbasanit arrestoi sot një sekser provimesh. 59­vjeçari Sokrat Nika u arrestua nga policia pasi akuzohet se i ka marrë para një studenti që të kalonte në provime.

Mbi Nikën rëndon akuza e “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet se kundrejt pagesës prej 10.000 lekë (të reja), i kishte premtuar shtetasit R.D, 20 vjeç, banues në Elbasan, se i njihte pedagogët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe do t’i merrte provimet”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY