Durrës, grabiten para në xhaminë “Riza Bajrami”

Durrës, grabiten para në xhaminë “Riza Bajrami”

607
0
Shares

Jo vetëm banesa dhe biznese, por edhe objektet e kultit janë bërë pre e hajdutëve në Durrës. Së fundi xhamia e katër minareve në zonën e plazhit, që mban emrin “Riza Bajrami”, ishte objekt i një vjedhje të pazbardhur ende nga policia.

Edhe pse nën mbikëqyrje të rreptë të kamerave të sigurisë, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur donacionet e besimtarëve myslimanë që hidhen në kutinë e përcaktuar për këtë qëllim.

Ngjarja është shënuar pasditen e 1 marsit, rreth orës 15 e 30 minuta, por hajduti ende nuk është identifikuar nga policia. Madje ngjarja nuk është pasqyruar në komunikatën ditore lokale të policisë , por është dhënë vetëm në komunikatën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit,informon Balkanweb.

Në këtë xhami, administratorët bëjnë me dije se ngjarja është filmuar e gjitha. Personi që hiqej si besimtar mysliman, ka marrë një sasi parash ende të papërcaktuar është futur në vendin e përcaktuar për falje, ka kryer ritet e zakonshme, dhe më pas ka marrë paratë nga kasa. Pasi ka kryer faljen për rreth 10 minuta, ai ka marrë edhe sasinë e parave që hedhin besimtarët myslimane në ndihmë të xhamisë, dhe është larguar me qetësi nga xhamia.

Denoncimi është bërë nga përfaqësuesit e xhamisë në polici, dhe nga verifikimi i pamjeve filmike është vënë re që “hajduti” ka qenë edhe herë të tjera në këtë xhami. Pas vjedhjes së parave ai nuk është parë më aty. Nuk dihet nëse policia e ka identifikuar apo jo hajdutin, e cili hiqej si besimtar e vidhte paratë e vakëfit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY