Ombasadori i OSBE-së, Florian Raunig konstaton se shumë gjëra rreth refromës në drerjtësi tashmë i kanë mbetur në dorë politikës shqiptare. Gjatë një bisede ne emisionin KAPITAL ne Vizion Plus tëgazetarit Aleksander Furxhi ai ka bërë një analizë të reformës, byrosë kombëtare të hetimit, ligjit zgjedhor etj.
Per reformen ne drejtesi
RAUNIG :Procesi ka ecur shpejt, me shpejt se ne vende te tjera. Prandaj ka shprese. Por duhet te kete nje balance midis shpejtesise dhe cilesise. Nuk mund te ecet teper shpejt ne dem te cilesise. Por as teper ngadale sepse perndryshe humbet momenti, motivimi dhe energjia per te reformuar sistemin e drejtesise. Tani nevojitet nje vendim politik per paketen e ndryshimeve ne Kushtetute. Do te vijojne hapat e tjere, hartimi I ligjeve dhe, me e rendesishmja, zbatimi I tyre. Hapat qe duhet te hidhen jane ende te shumte. Energjia me te cilen eshte ecur deri tani eshte mjaft mbreselenese.
Per Byrone Kombetare te Hetimit
RAUNIG : E rendesishme eshte qe BKh duhet te hetoje ceshtjet qe I kalojne prokurorise speciale kunder korrupsionit. Duhet te jete sistem funksional. Byroja duhet te jete sa me e pavarur. Ka zera dhe eksperte qe jane te ndare sa I takon se nen cilin autoritet duhet te jete. Eshte detyre e politikes qe ta vendose, por e rendesishme eshte qe sistemi te jete funksional dhe i pavarur.
Per ligjin zgjedhor
RAUNIG :Kemi rreth 50 rekomandime te ODIHR qe kane dale pas zgjedhjeve te 2013 dhe 2015 . Eshte krijuar komisioni I posacem per reformen e ligjit zgjedhor. Rekomandimet fokusohen te rritja e profesionalizmit te administrates zgjedhore dhe te depolitizimi te komisionereve. Natyrisht ne nje vend mjaft te politizuar si Shqiperia , kjo nuk eshte nje ndermarrje e lehte. Por me duket se jemi ne rrugen e duhur. Brenda disa javeve do te mblidhet komisioni dhe do te nise puna per zbatimin e rekomandimeve.
Listat e kandidateve: Te hapura apo te mbyllura?
RAUNIG : Per te dyja sistemet ka mendime pro dhe kunder. Teoricienet e demokracise thone se listat e hapura I japin me shume mundesi votuesit per te zgjedhur. Por keto nuk jane ne fokusin tone, ky eshte nje diskutim politik, eshte pjese e debatit te brendshem politik mes partive.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/