Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme në fushën e narkotikëve të dy personave të cilët u kapën në flagrancë në dalje të Tiranës, në afërsi të një qendre tregtare.
Aktivitetin e paligjshëm në drejtim të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, këta dy persona e ushtronin kryesisht në dalje të Kryeqytetit në zonën e Farkës. Kur janë konstatuar nga Policia, personat ishin jashtë automjetit të tyre dhe ndërkohë njëri prej tyre largohej në këmbë në drejtim të rrethrrotullimit Tiranë – Elbasan por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri bllokimin dhe ndalimin e tij.
Ky person u identifikua si punonjës policie dhe nga kontrolli i dokumentit të identifikimit rezultoi të jetë punonjës i Policisë së Burgjeve.
Për pasojë u bë arrestimi në flagrancë i tyre, Elton Lala, 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Policisë Burgjeve dhe Shkëlzen Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dy qese të zeza të ngjitura me izolant me lëndë bimore të dyshuar “Cannabis Sattiva”.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirane për veprën penale të “Prodhim dhe Shitje te narkotikeve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
Të arrestuar
• Elton Lala, 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Policisë Burgjeve
• Shkëlzen Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar
• 8.6 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”
• Pistoletë e shërbimit tip TT, model 56
• Dy krehër me 14 fishekë
• Një automjet i tipit “Mercedes-Benz “, me targa “TR 5686 I”
•4 telefona celular.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/