Kur deputeti Ben Blushi, zëri kundër në PS ka kërkuar fjalën sot në takimin në Elbasan, salla është ngritur në këmbë duke e vërshëllyer, madje kur ai ka nisur të flasë disa minuta të ftuarit kanë nisur të largohen duke braktisur kështu ceremoninë. Megjithatë Blushi nuk ka ndaluar fjalimin e tij madje ka thënë se nuk ka frikë të thotë të vërtetën
Sipas videos së “Report” TV, një kaos i vërtetë dëgjohet, kur qytetarët e fishkëllejnë atë dhe bërtasin në kor emrin e Kryeministrit Edi Rama.
“…Edhe sulmojnë te dera, ky është banditizëm, po ju them këtyre miqve të mi…për çfarë më kërkoni llogari mua? Pse është Shqipëria sot e varfër? Pse s’keni rroga më të larta, pensione me të larta? Pse s’ka reforma? Pse po të kishte reforma kryeministri s’do ishte kaq i acaruar? Pse kryeministri është kaq i acaruar?
Kur ka më pak korrupsion, ka edhe më shumë demokraci. Ja pra këto janë arsyet pse unë flas, jeni të kënaqur ju aty? Jeni me paga më të larta? Më shumë punë? Pse s’vij unë në Elbasan e dini ju apo jo? Se më vjen turp, se kjo parti s’vuri dot asnjëri në pune se njerëzit u morën nga jashtë PS.
E dini kë kam unë përballë këtu? Një Bukurosh, Bukurosh, një njeri që në vitin 2007 ishte deputet si puna ime, i vërshëlleu Saliut…”, u shpreh midis të tjerave Ben Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/