Vazhdon takimi në Elbasan, përfundon fjalimin Rama, Blushit i ndërpresin transmetimin “live”

Vazhdon takimi në Elbasan, përfundon fjalimin Rama, Blushit i ndërpresin transmetimin “live”

79
0
Shares

Sapo Edi Rama ka përfunduar fjalimin e tij në takimin e sotëm në Elbasan, është ndërprerë transmetimi televiziv “live”. Po kështu, mësohet se gazetarët janë nxjerrë nga salla ndërsa takimi vazhdon me dyer të mbyllura.
Një vendim i tillë i paramenduar, ka qenë aq i shpejtë e i befasishëm, sa pa llogaritur mirë fjalimin e Ramës, “kujdestarët” e transmetimit televiziv, kanë “harruar” dhe ia kanë prerë fjalinë e fundit edhe Ramës në mes.
Një sjellje e tillë vjen pasi në sallën e takimit ndodhej edhe deputeti “kundërshtar” Ben Blushi, i cili duke se ka “kushtëzuar” këtë masa të (mos)transmetimit televiziv.  Organizatorët e takimit, kanë zgjedhur në mënyrë të veçantë për “ti prerë” fjalën Blushit. Duke mos e ndaluar të jetë në Elbasan apo në sallë, apo edhe të mbajë fjalim, është gjetur si zgjidhje, mostransmetimi “live” televiziv dhe nxjerrja e gazetarëve nga salla dhe vazhdimi me dyer të mbyllura e takimit. Në përfundim të fjalës së Ramës ka qenë Niko Peleshi dhe më pas Ben Blushi që ka hipur në podium dhe kjo është pasuar jo vetëm me ndërprerjen e transmetimit “live”, por edhe me fishkëllima nga salla, dhe me disa largime demonstrative të të pranishmëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY