“Socialistët nuk pranojnë termin ‘indicie”

“Socialistët nuk pranojnë termin ‘indicie”

95
0
Shares

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se negociatat dhe marrëveshja mes PD e PS nuk janë të sigurta pasi PS ndryshon fjalët cdo gjysëm ore.

Ai bëri të qartë se cili është problemi që ka bllokuar vijimin normal të bisedimeve për aktet nënligjore. “PS nuk pranon termin ‘indicje” i cili është një term i zakonshëm juridik, tha Berisha duke shtuar se bllokimi i djeshëm i marrëveshjes nga ana e PS ka qënë një skenar i turpshëm.

Ish-Kryeministri tha se Parlamenti po shkon drejt destruktimit të tij. Opozita tha ai, ka ndërkohë planet e saj dhe qëndrimet e saj në lidhje me vijimin e implementimit të ligjit të dekriminalizimit duke u kujtuar deklaratat e së mërkurës ku u fol edhe për lënien e mandateve.

Ndërkohë Këshilli i Mandateve është mbledhur përsëri me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY