Opozita braktis Kuvendin, Halimi shpall kushtet e kthimit

Opozita braktis Kuvendin, Halimi shpall kushtet e kthimit

60
0
Shares

Fill pas votimit të paketës nënligjore të ligjit për dekriminalizimin opozita ka vendosur të braktisë Parlamentin deri në miratimin e propozimeve të saj që lidhen me cështja të tjera të zbatimit të demokracisë dhe ligjit nga mazhoranca.

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi lexoi një deklaratë sipas së cilës mazhoranca duhej të aprovojë propozimin e PD lidhur më shmangien e cdo mundësie që deputetë si Armando Prenga të mund të kthehen në Parlament. Bëhet fjalë për një amendim të ligjit të dekriminalizimit.

Halimi po ashtu kërkoi që mazhoranca të lejojë funksionimin e rregullt të komisioneve hetimore parlamentare përmes të cilëve të bëhet e mundur investigimi i qeverisë dhe skandaleve të saj.

Në vijim ai theksoi edhe shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga parlamenti.

Deputeti tjetër i PD-së, Sali Berisha tha se ende nuk ka një vendim përfundimtar lidhur me prezencën e PD në Parlament, gjë që do të mësohet pas vendimeve të Kryetarit të PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY