Kreshnik Spahiu lirohet nga qelitë: O Erion, o spurdhjak, o karagjoz!

Kreshnik Spahiu lirohet nga qelitë: O Erion, o spurdhjak, o karagjoz!

85
0
Shares

Policia ka liruar nga qelitë kryetarin e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ndërkohë që ky i fundit iu drejtua shpor kryetarit të bashkisë i cili sipas Spahiut urdhëroi arrestimin e tij.

“Me urdhër të socialistit Erion Veliaj u vendos ndalimi i disa drejtuesve të aleancës kuqe zi. Kryebashkiaku i Tiranës bëri gabimin e jetës. Ka një këngë “ Në ato maja rripa rripa, një herë ma hi , njëherë ta hipa”. Rradha jote mbaroi . Në pranverë do të ketë një rebelim të madh dhe kur ju të futeni në burg nuk do dilni më. Jo 1 i Tiranës por 1 i burgjeve të Tiranës do të besh shumë shpejt se të gjithë do të përkëdhelin.

Ju nuk mund ta pushtoni Tiranë dhe Shqipërinë ashtu si bletë Partinë Socialiste”, tha Spahiu.

Institucionet janë të popullit, janë publike. Bashkitë janë të hapura për qytetarët dhe të mbyllura për të korruptuarit. Cdo mëngjes duhet te kene kujdes Erioni dhe Edvini të mos shkojnë në vende publike se do të ketë një gjykim popullor, u shpreh kreu i sapoliruar nga qelia.

“O Erion o 1 , o Erion o artist, Tirana të arreston, spurdhjak dhe karagjoz. Do të arrestojë publiku dhe nuk ka kush të liron. Edhe policët do i bashkohen rebelimit civil, revoltës popullore”, tha Kreshnik Spahiu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY