Ersekë, gjykata lë në burg Orest Malushin

Ersekë, gjykata lë në burg Orest Malushin

923
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës ka lënë në burg drejtorin e Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi, i cili akuzohet se kërcënoi me armë një biznesmen, në një prej lokaleve të Ersekës.
Drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, njëherësh kreu i PS-së në këtë qytet, u ndalua tre ditë më parë nga policia me urdhër të Prokurorisë, pasi akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje të Zylyftar Byrekut.
Më pas, Byreku ka bërë denoncim në polici. Ai ka deklaruar para bluve se Orest Malushi, nën efektin e pijeve alkoolike e ka kërcënuar atë me armë zjarri jashtë ambienteve të lokalit. Menjëherë pas denoncimit, policia ka shoqëruar 38-vjeçarin Malushi dhe ka ushtruar kontroll në banesën e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Por ka qenë prokuroria ajo që ka urdhëruar arrestimin e Malushit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY