DYSHIMI/ Ja pistat e hetimi për plagosjen e shoferit të ministrisë së...

DYSHIMI/ Ja pistat e hetimi për plagosjen e shoferit të ministrisë së Brendshme te Tirana e Re

67
0
Shares

Zbardhet një nga pistat e mundshme të plagosjes sonte te Tirana e Re, e Viljon Sakollari, shofer i ministrisë së Brendshme.
Fillimisht burimet e policisë bënë të ditur se një nga pistat e hetimit të plagosjes së Viljon Sakollarit, mund të kishte lidhje me detyrën e tij, pra “për shkak të detyrës”.
Ndërkohë mësohet edhe një pistë tjetër e mundshme, e cila mund të ketë të bëjë me hakmarrjen.
Vëllai i të plagosurit të sotëm, Laurent Sakollari, një person me precedentë penalë, është i dënuar me 23 vjet burg për vrasje të ndodhur në vitin 1998. Aktualisht ai është në burg, i ekstraduar në vitin 2011 në Shqipëri. Pikërisht ngjarja e sotme mund të ketë lidhje me krimin e kryer nga vëllai i viktimës së Tiranës së Re.
Ndërkohë policia ende nuk jep të dhëna për identitetin e autorëve të mundshëm, për identifikimin e të cilëve p punohet.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Tirane, 4 plumba mbi punonjesin e Ministrise se Brendshme
/web/Tirane_4_plumba_mbi_punonjesin_e_Ministrise_se_Brendshme_15111_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY