BATUTAT/ Shanse të mëdha për zgjedhje të parakohshme, Edi Rama do të...

BATUTAT/ Shanse të mëdha për zgjedhje të parakohshme, Edi Rama do të kërkojë azil politik

49
0
Shares

Në bisedën me Arian Çanin te emisioni “Zonë e lirë” e TV “Klan”, ish-kryeministri Sali Berisha duke shpjeguar termin “revolucion demokratik” ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, ndërsa sipas tij Edi Rama do të kërkojë azil politik.
“Ka shanse të mëdha për zgjedhje të parakohshme. Edi Rama po kalon nga njëri dështim në tjetrin. Sovrani ka në dorë revolucionin demokratik. Edi Rama mund të mendojë të kërkojë azil politik”, u shpreh Berisha.
Më tej ai ju riktheu dekriminalizimit.
Duke u ndalur te votimi i stom në kuvend i akteve nënligjore, Berisha u shpreh se, “jam pjesërisht i kënaqur nga qëndrimi i sotëm në Parlament. Prej dy vjetësh energjitë janë përqendruar te dekriminalizimi i parlamentit. Të gjithë deputetët e kriminalizuar, janë të jashtëligjshëm. Edi Rama e solli në Parlament deputetin që plagosi dy vëllezër. Kemi folur dy vjet për dekriminalizimin, ndërkohë sheh që krimineli të ulet me ty në parlament”.
Ish-kryeministri shpjegoi me tej termin dezintegrim, sipas të cilit “dezintegrim do të thotë që opozita të djegë mandatet e deputetëve”.
Duke risjellë lajmin e sotëm botëror, të arrestimit të ish-presidenti të Brazilit, Berisha u shpreh se, “Ish-presidenti Brazilit u arrestua se ndërtuesit i kishin ndërtuar vilën. Po për pronarin e vilës së Surrelit, çdo të bëhet. Një ditë Byrja Kombëtare e Hetimit do të votohet…”.
“Unë që nesër votoj BKH sikurse e ka rekomanduar Venecia. Ai që ka frikë nuk voton. Në qoftë s enuk ka frikë nga vila e Surrelit, nga CEZ-i, ta votojë”, shtoi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY