Albina Deda në Bruksel: Ka arsye të forta pse gratë ikin nga...

Albina Deda në Bruksel: Ka arsye të forta pse gratë ikin nga Shqipëria

85
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda mori pjesë në takimin me europarlamentare “Gratë refugjate dhe azilkërkuese në BE”, zhvilluar në Bruksel. Deputetja Deda u shpreh se: “2015 ishte viti i trishtë i Azilit, për Shqipërinë, e dyta pas Sirisë në luftë, duke eksportuar afro 100 mijë azilkërkues në të gjithë Evropën, më së shumti në Gjermani”.

Deda analizoi burimin e kësaj dyndje masive të shqiptarëve.

“Shkaktarë për këtë eksod kombëtar, që vazhdon, është keqqeverisja dhe kryeministri që kanë zhytur vendin në krizë të gjithanshme dhe në mungesë shprese. Shteti dhe parlamenti mbahen peng nga njerëz të lidhur me krimin që nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve. Papunësia e lartë, taksat dhe çmimet e dhjetëfishuara, kanë bërë që shqiptarët dhe veçanërisht gratë, nënat dhe vajza të reja, afro gjysma e azilkërkuesve, të gjejnë mundësi jetese në Evropë”- u shpreh zonja Deda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY