Qeveria ka përcaktuar sot nivelet e pagave, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Në vijim janë pagat për kryetarët e bashkive sipas kategorive:
a) Për Bashkinë e Tiranës:
Kryetari 140 000 – 174 760 lekë;
Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë.
b) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001 – 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë:
Kryetari 130 000 – 155 000 lekë;
Nënkryetari 100 000 – 129 000 lekë.
c) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001 – 200 000 banorë:
Kryetari 110 000 – 140 000 lekë;
Nënkryetari 70 000 – 117 500 lekë.
ç) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:
Kryetari 70 000 – 117 500 lekë;
Nënkryetari 60 000 – 95 000 lekë.
d) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:
Kryetari 60 000 – 95 000 lekë;
Nënkryetari 45 000 – 80 500 lekë.
dh) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë:
Kryetari 45 000 – 80 500 lekë;
Nënkryetari 28 300 – 70 500 lekë.
e) Për Këshillin e Qarkut:
Kryetari 87 000 – 140 000 lekë;
Nënkryetari 57 600 – 95 000 lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/