Inspektoriati antiduhan gjobiti në një shumë të madhe rapsodin që këndoi një këngë kundër qeverisë që lidhej me gjobat dhe taksat e mëdha.
Rapsodi Pjetër Lleshi, i njohur si pjesë e spektaklit të Portokallisë për shumë kohë u ndëshkua me 3 milionë lekë pasi në kafen e tij vetëm 16 metra katror u gjet një person që pinte duhan ndërkohë që nuk kishte tavëll në tavolinë.
Lleshi ka një kafe të vogël në Lezhë ku edhe shet edhe disqet me këngët e tij.
Pak ditë më parë Pjetri bashkë më të vëllanë publikuan një këngë ku satirizonin qeverinë për gjobat e mëdha dhe taksat e rënda në kurriz të bizneseve dhe qytetarëve.
Gjobën e ka denoncuar sot deputeti socialist Eduard Ndocaj. Ai thotë se ky është rasti kur ligjet nuk jane per te edukuar njerezit, por per te ndeshkuar te varferit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/