Këshilli i Ministrave pasi ka dështuar në plotësimin e 26 mijë vendeve “vakante” të punës, të cilat nuk po mundet ti plotësojë, po synon në një drejtim tjetër. Sot ka bërë publike, hapjen “e vendeve të reja” pune, si zëvendësministra. Çuditërisht këto vende të reja pune, i ka plotësuar shpejt e shpejt, pa i lënë vetes kohë të ankohet “për mungesë profesionistësh”.
Kështu, mësohet se mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave kishte për objekt të saj edhe emërimin e disa zëvendësministrave.
Zëvendësministrat e emëruar sot
Idlir Peci, ministria e Mbrojtjes (ish-zëvendësministër i Drejtësisë)
Eridian Salianji, ministria e Drejtësisë
Eralda Methasani, ministria e Integrimit
Redi Shtino, ministria e Arsimit
Kledi Xhaxhiu, ministria e Mjedisit
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/