Një burrë nga Roskoveci i fierit ishte gati të vriste me sëpatë gruan dhe vajzen e tij pas një proteste në formën pengmarrjes për mungesën dymujore të energjisë elektrike në shtëpinë e tij.
E nisur si ngujim i familjes deri në rikthimin e energjisë, gati përfundoi në një tragjedi ku të vrarë mund të ishin dy familjarët e tjerë femra.
Kozma Kola kishte dy muaj pa energji elektrike dhe kur energjia eshte rilidhur, gjendja e tij psikologjike ka qene e renduar.
Fqinjët dhe të afërmit te alarmuar njoftuan policinë e cila pas dy orësh negociata arriti ta qetësojë kryefamiljarin Kozma Kola dhe më pas beri arrestimin e tij.
Gjatë aksionit për neutralizimin e agresorit një efektiv i policisë mori dëmtime në njërin sy. 57 vjecari goditi me sëpatë derën duke thyer xhamat.
Të afërmit treguan pas ngjarjes se familja Kola jetonte në varfëri të plotë dhe kjo çoi 57 vjeçarin në depresion.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/