PD nesër bllokon Kuvendin, Rama 12 shkaqe për tu marrë i pandehur

PD nesër bllokon Kuvendin, Rama 12 shkaqe për tu marrë i pandehur

66
0
Shares

Kreu i PD-së ka parlajmëruar sot bllokimin e seancës së nesërme të Kuvendit, në qoftë se, mazhoranca nuk pranon përjashtimin e Armando Prengës, dhe miratimin e kateve që bëjnë të zbatueshëm e dekriminalizimit.
Lulzim Basha e ka bërë paralajmërimin në një dalje para gazetarëve. Ai është shprehur më tej, se Rama e refuzon bërjen të zbatueshëm ët ligjit të dekriminalizimit, sepse në 12 raste të njohuar, Rama është kandidat për tu marrë si i pandehur.
“Edi Rama refuzon përjashtimin e Armando Prengës nga Kuvendi. Jo vetëm kaq, por ai ka depozituar në Kuvend, një vendim me anë të të cilit refuzon kalimin e akteve të ligjit të dekriminalizimit. Kjo është një strategji për të mohuar marrëveshjen e fundvitit 2014 me opozitën. Edi Rama kërkon të shtyjë miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sepse ka 12 shkaqe të njohura, që atë mund ta marrin të pandehur. Në qoftë se nuk kalojnë aktet e dekiminalizimit, në qoftë se nuk i kalojnë Gjykatës Kushtetuese, mandatet e Rakip Sulit, Koco Kokëdhimës dhe Valentina Leskajt, nesër deputetët e PD-së do të bllokojnë seancën e punimeve plenare në Kuvend”, paralajmëroi midis të tjerave Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY