Mogherini, 2 ditë në Tiranë për të testuar politikën

Mogherini, 2 ditë në Tiranë për të testuar politikën

60
0
Shares

Përfaqësuesja e Lartë dhe Zëvendëspresidentja e BE-së, Federica Mogherini do të vizitojë Shqipërinë më 3 dhe 4 mars.

Të enjten Mogherini do të takohet me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, si dhe mbi zhvillimet e fundit dhe perspektivat e marrëdhënieve BE-Shqipëri.

Të premten ajo do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, me anëtarë të partive të ndryshme politike, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Federica Mogherini do të mbajë një fjalim në Kuvend.

Vizita e zyrtares së lartë të BE vjen në të njëjtën kohe më nisjen e miratimit të reformës në drejtësi, kushti themelor i BE ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Po ashtu janë shtuar tensionet në kufirin jugor të vendit prej nga priten të vijnë mijëra emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme në konflikt drejt Shqipërisë me synim Italinë. Kjo mund të sjellë destabilitet dhe forcim të krimit të organizuar në Shqipëri.

Mogherini do të takohet me partitë politike dhe shoqërinë civile në përpjekje për të sistemuar një ide lidhur me emancipimin politik në vend, mundësine bashkëpunimit mes partive dhe rolin e shoqërisë civile në Shqipëri. .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY