Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij. Policia ka arritur të sekuestrojë edhe armën e krimit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë vendore, mësohet se sot, efektivat e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, mbi një konflikt në shkollën 9-vjeçare në Larushk, kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme, ku kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij të fizkulturës, duke arrestuar në flagrancë K. M., 14 vjeç, banues në Larushk, nxënës në shkollën 9-vjeçare në këtë fshat.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi i mësipërm, gjatë paradites së sotme është konfliktuar me profesorin e tij, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive.
Autori njihej në rrethin shoqëror si person problematik.
Gjatë kontrollit që ekspertët i kryen armës së zjarrit rezultoi se ishte me fishek të mbushur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76,22 278/2 të Kodit Penal.
Nga kontrolli fizik që iu krye nxënësit të mitur iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale
• një armë zjarri tip pistoletë
• dy fishekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/