Ismail Morina nuk paraqitet në seancë gjyqësore. Gjykata urdhëron policinë të nis kërkimet për “Ballistin”.
Pas përfitimit si masë sigurie “arrest në shtëpi”, tre ditë para fundit të vitit 2015, Ismail Morina kishte në 15 shkurt 2015 seancën e parë gjyqësore ndaj tij. Por nuk është paraqitur.
Për këtë arsye gjykata urdhëroi policinë të nis kërkimet, ta gjejë e ta sjellë seancën e ardhshme, 17 mars 2016, në sallën e gjyqit.
“Ballist” Morina u arrestua rreth pesë muaj më parë në Tiranë, për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij u bë pak ditë para ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi, në “Elbasan Arena”. Ballist Morina, është personi që ka marrë përsipër ngritjen e dronit, me flamuj e simbole kombëtare shqiptare, mbi stadiumin “Partizani” të Begoradit më se një vit më parë, në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/