Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollat shqiptare, ku një tjetër nxënës është arrestuar me armë brenda mjediseve të shkollës.
Pas arrestimit të nxënësit në Krujë, që tentoi të vriste mësuesin me pistoletë se nuk e aktivizoi në një aktivitet sportiv, kësaj herë një 16-vjeçar është arrestuar në Elbasan.
Policia thotë se 16-vjeçari u arrestua me pistoletë në flagrancë teksa ka tentuar që të vrasë një bashkëmoshatarin e tij.
Sipas policisë ai është 16-vjeçari E. D., nxënës në shkollën e mesme profesionale të qytetit. Sipas Policisë, pas një konflikti me nxënësin me inicialet K. L., i arrestuari ka marrë një pistoletë dhe e ka kanosur bashkëmoshatarit, madje ka tentuar edhe të qëllojë mbi të.
“Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin në kohë të një ngjarje të rëndë kriminale në ambientet e shkollës së mesme profesionale ‘S. C.’, gjatë ditës së sotme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. D., 16 vjeç, banues në Elbasan, (nxënës i kësaj shkolle).
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L, 16 vjeç, ka kanosur dhe ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante me vete ndaj nxënësit tjetër, shtetasit K. L.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, shtetasi E.D, u kap në flagrancë në brendësi të shkollës dhe në momentin e arrestimit, grupi hetimor i sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Armën e zjarrit pistoletë tip ‘C-Z’, e markës Çeke kalibri 7.65 mm”, njofton zyrtarisht polica vendore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/