Basha i tregon Bankës Botërore të fshehtat e koncesionit të TVSH

Basha i tregon Bankës Botërore të fshehtat e koncesionit të TVSH

42
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i tha sot zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore se koncesioni i TVSH është për vëllain e Kryeministrit dhe se ministri i Financave u shkarkua pikërisht për këtë fakt. Basha u takua sot me zv. Presidentin e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, z. Cyril Muller dhe 2 zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj banke në rajon dhe në Shqipëri.

Në vitin 2015 rreth 400 milionë euro i munguan buxhetit të shtetit vetëm nga doganat dhe tatimet. Shqetësim është rritja e borxhit publik nga 62% në 74%. 1.1 miliardë euro ka marrë borxh qeveria, tha Basha dhe sot nuk asnjë investim publik, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë, nuk ka as rritje pagash e pensionesh, as më shumë fonde për personat në ndihmë ekonomike, përkundrazi është ulur pagesa për papunësinë, ndërkohë që është rritur papunësia, siç raporton Komisioni Europian.

Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur dhe tek niveli i lartë i korrupsionit. Basha theksoi se 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit të kaluar, 400 milionë euro nga doganat dhe tatimet dhe 777 milionë euro nga tenderat, prokurimet dhe koncesionet korruptive, të cilat gjithnjë fitohen nga familjarët, miqtë dhe klientët e Kryeministrit dhe ministrave të tij.

Po kështu zoti Basha solli në vëmendje përfitimet e deputetëve nga fondet publike, siç është rasti i Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt dhe Rakip Sulit. Një tjetër shqetësim i zotit Basha ishte dhe bllokimi i komisioneve hetimore nga mazhoranca duke bojkotuar mbledhjet, siç është dhe rasti më flagrant i serverit të tatimeve, ku u morën të dhënat 25vjeçare te tatimpaguesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY