Ambasada amerikane refuzoi vizën për disa gjyqtarë

Ambasada amerikane refuzoi vizën për disa gjyqtarë

59
0
Shares

Qeveria amerikane ka nisur zbatimin e Shpalljes Presidenciale Nr. 7750, i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar.

Ambasadori Lu ka deklaruar sot se ambasada amerikane në Tiranë ka refuzuar hyrjen në SHBA për disa gjykatës që konsiderohen të korruptuar.

Ambasadori nuk ka dhënë emra por ka dhënë se motivi ka qënë se ata janë të korruptuar deh se ky akt konsiderohet si një luftë kundër korrupsionit në Shqipëri.

Donald Lu e dha këtë informacion në përgjigje të një qytetari.

Lu ka shpjeguar se per gjyqtare qe kishin vizat dhe jane te korrptuar jane anuluar ato.

Ambasadori Donald Lu deklaroi në qershor gjatë një bisede në rrjetet sociale se ambasada ka një listë të cilën do ta vërë në zbatim sipas së cilës disa zyrtarëve të rëndësishëm shqiptarë nuk do u lejohet hyrja në SHBA.

“Shpallja Presidenciale Nr. 7750, i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Ne e përdorim këtë kompetencë anembanë botës për të promovuar luftën kundër korrupsionit. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri”, pati thënë ai gjatë asaj bisede.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY