VIDEO/ Lufta e Veliajt me Tahirin mbërrin në dyert e ambasadës ruse

VIDEO/ Lufta e Veliajt me Tahirin mbërrin në dyert e ambasadës ruse

84
0
Shares

Lufta mes kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mbërrin në dyert e ambasadës ruse në Tiranë.
Sot, policia bashkiake ka hequr kabinën e vend-rojës së policit të shërbimit, pranë ambasadës ruse, çka ka sjellë përplasje me Policinë e Shtetit.
Kjo është pasuar edhe indinjatën e ambasadës ruse e cila ka kërcënuar me note proteste.
“Modelin” e përplasjes së Policisë së Shtetit me atë bashkiake e ka futur si “standard” Edi Rama, që në kohën kur ishte kryetar bashkie. Mbahet mend, që në një moment, kur ministria e Brendshme drejtohej nga Igli Toska, policët e Ramës e të Toskës, “u përleshën” në Bllok, për kompetencat e bllokimit të automjeteve që parkonin në kundërvajtje.
Por, edhe midis ErionVeliajt dhe Saimir Tahiriti kjo nuk është hera e parë që ata përplasen midis tyre, duke keqpërdorur policitë. Me sa duket Veliaj, duke i hequr kabinën e vendrojës së policit, “mori hak” ndaj Tahirit për protestën e tij, të disa ditëve më aprë, me banorët e Kombinatit kundër abuzimit të faturave të ujit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY