Skandali serverit të Tatimeve, ish-ministri Cani shpërfill deputetët, nuk paraqitet në Komisionin...

Skandali serverit të Tatimeve, ish-ministri Cani shpërfill deputetët, nuk paraqitet në Komisionin Hetimor

63
0
Shares

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në mënyrë të përsëritur ka shpërfillur sot deputetët, duke mos u paraqitur në Komisionin Hetimor për serverin e tatimeve.
Shkëlqim Cani së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së drejtuar prej tij, ishin thirrur për të dhënë shpjegime të hollësishme mbi skandalin me serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në vitin 2013. Por, sikurse edhe seancën e kaluar edhe sot ai nuk u paraqit para deputetëve.
Komisioni Hetimor është ngritur për të hetuar skandalin me serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku në muajin nëntor të vitit 2013 u konstatua zhdukja e rreth 4.3 milion të dhënave tatimore.
Një seancë më parë, pas disa seanca mosmarrëveshje dhe bllokimi, anëtarët e opozitës dhe mazhorancës në Komisionin Hetimor Parlamentar për serverin e Tatimeve arritën të miratojnë planin e hetimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY