“Curriculum Vitae” e konsulles së shkarkuar të Milanos, pak vend lë “ku mund të kapesh” për sa i përket përvojës së saj, të pajustifikueshme për ta katapultuar në shërbimin diplomatik. Si një inxhiniere ndërtimi në emigrim, Luljeta Çobanoj kishte zgjedhur që për sa kohë jetonte e punonte në Itali, të këmbente këtë profesion edhe me atë të diplomates.
Por ajo që të çudit në CV-në e saj, është diplomimi i saj edhe si juriste… Për ndokënd, nuk mund të përbëjë çudi, por po të shohësh CV-në e saj, shpejt e kupton çudinë që kapërcen kufijtë, deri në skandal. Sepse, në kohën që Luljeta Çobanoj (2003–2009) punonte si “Administratore e Përgjithshme e Studio-s De Fiori Milano. Specialiste e procedurave ligjore në lidhje me migracionin në Itali dhe Komunitetin Evropa Ndërlidhëse për Shoqëri shqiptare dhe italiane në zhvillimin e aktiviteteve në vendet reciproke”, njëherazi në vitet (2006–2010) vazhdonte studimet dhe u diplomua si “Juriste, Universiteti Justicia, Tiranë, Shqipëri”.
Kryeministri Edi Rama mund të ironizojë sa herë ti jepet mundësia për të diplomuarit si juristë në Shqipëri, por kur do ai, emigranto-juristët, mund ti katapultojë në diplomaci.
Curriculum Vitae
Emri:
Luljeta ÇOBANAJ
Datëlindja: 23 janar 1968
Vendlindja: Durrës
Gjendja civile: E martuar
Arsimimi – Diplomimi
1982–1986 Gjimnazi “Naim Frashëri” – Durrës
1994–1994 Inxhiniere Ndërtimi, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Tiranë.
Trajnim mbi zhvillimet dhe Urbanistika në Shqipëri, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë
2003–2003 Master Administrim biznesi, Sekretari, Arkivë
2004–2004 Kurs për koordinatore të politikave sociale, Fakulteti i sociologjisë – Università degli studi di Milano, Milano (Itali)
2006–2010 Juriste
Universiteti Justicia, Tiranë (Shqipëri)
Eksperiencë Pune
1999–2009 Përfaqësuese e jashtme e Shoqërisë së Sigurimeve SIGAL
1994–1997 Inxhiniere ndërtimi, Studio teknike “Ragnini Quatrini”, Ancona (Itali)
1997–2000 Specialiste në programet komerciale pranë Studio-s Informatike SSST
Milano (Itali)
2000–2003 Sekretare dhe punonjëse finance, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqiperisë në Milano
2003–2009 Administratore e Përgjithshme e Studio-s De Fiori Milano. Specialiste e procedurave ligjore në lidhje me migracionin në Itali dhe Komunitetin Evropa Ndërlidhëse për Shoqëri shqiptare dhe italiane në zhvillimin e aktiviteteve në vendet reciproke.
2010–2014 Konsulle dhe sekretare e parë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Milano (Itali)
Që nga 30/04/2014 – Aktualisht Konsulle e Përgjithshme
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, Via G.B.Pirelli 30, Milano (Itali)
Gjuhët e Huaja: Italisht, Anglisht, Frëngjisht
Për më shumë m und të lexoni edhe …
VIDEO/ Përjashtohet nga shërbimi diplomatik konsullja në Milano, “të martonte” për 1 mijë euro
/web/VIDEO_Perjashtohet_nga_sherbimi_diplomatik_konsullja_ne_Milano_te_martonte_per_1_mije_euro_14930_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/