Pogradec, policia “ndërron mendje”, procedon përmbaruesin për “shpërdorim detyre”

Pogradec, policia “ndërron mendje”, procedon përmbaruesin për “shpërdorim detyre”

245
0
Shares

Florjan Beqaraj

Policia e Pogradecit, ka përgënjeshtruar veten sot dhe duke demonstruar një”ndërrim mendje”, ka proceduar penalisht për “shpërdorim detyre”, përmbaruesin i cili një ditë më parë, tentoi të hynte forcërisht duke bërë edhe presion, te ndërmarrja e ujësjellësi të bashkisë.
Ka qenë vetë polica vendore e Pogradecit e cila ka pranuar dhe njoftuar “tërheqjen”.
“Në  vijim të informacionit të datës  29. 02. 2016, i cili flet për procedimin penal  të Kryetarit të bashkisë Pogradec, shtetasit Eduard Kapri, ju informojmë se, nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasit Florjan Beqaraj, 36 vjeç, banues  në  Tiranë (me detyrë përmbarues privat).
Procedimi  ndaj tij  filloi pas, kallëzimit  të bërë nga Kryetari i bashkisë Pogradec, shtetasi Eduard Kapri, 46 vjeç, i cili deklaron se më datë 29. 02. 2016, shtetasi i mësipërm, është paraqitur në ambientet  e Ndërmarrjes të Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec, për të ekzekutuar një vendim, i cili ishte ekzekutuar që në datë 25. 02. 2016 nga një përmbarues tjetër privat.
Dyshohet se shtetasi Florjan Beqaraj, ka kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt, të detyrës së tij. Nga ana e Policisë, po vijojnë hetimet për të bërë  dokumentimin  e  plotë  të  ngjarjes.
Materialet  i  kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor  Pogradec,  për veprën penale, ‘shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga  neni  248  i  Kodit  Penal”, njofton zyrtarisht policia e Pogradecit.
Ndërkohë një ditë më parë, po kjo polici “nxitoi” të servirte një “scoop”, procedimin penal ndaj kryebashkiakut të Pogradecit Eduard Kapri, nën pretendimin se kishte kanosur dhe dhunuar edhe fizikisht, përmbaruesin.

Për më shumë mund të lexoni …

FOTO/ Përmbaruesi privat tejkalon kompetencat, policia procedon kryebashkiakun e Pogradecit
/web/FOTO_Permbaruesi_privat_tejkalon_kompetencat_policia_procedon_kryebashkiakun_e_Pogradecit_14911_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY