Një 23 vjecar shqiptar është dënuar në mungesë nga një gjykatë në Bolzano të Italisë, pasi u fuste duart femrave që bënin joga. Ai është shtetasi Ronald Kuzari, i cili nëprmjet këtij veprimi të turpshëm ishte kthyer në tmerrin e qytetit turistik Merano.
Ishin të paktën 5 femra që kanë ngritur padi ndaj tij. Ato thonë se shqiptari me kostum sportiv u ka futur duart në pjesët intime në park, ndërkohë që ato bënin joga. Gjykata e dënoi me 2 vite e 5 muaj me burg shqiptarin, që është kthyer në Shqipëri dhe nuk gjendet. Një prej femrave kishte ngritur padi civile dhe Gjykata e dënoi shqiptarin me gjobë prej 3 mijë eurosh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/