Gratë demokrate protestë: Rama i ngatërron deputetet me dashnoret e tij kolektive

Gratë demokrate protestë: Rama i ngatërron deputetet me dashnoret e tij kolektive

56
0
Shares

Gratë demokrate protestuan sot para kryeministrisë ndaj fjalorit të ulët, të përdorur sipas tyre nga shefi i qeverisë, Edi Rama ndaj femrave demokrate.
Në një podium të vendosur përpara kryeministrisë deputetet femra të PD-së , por edhe të tjera kërkuan largimin e kryeministrit Rama.
“Çdo qytetar e di sa është kapaciteti yt banal. Kur fyen një grua, një nënë, ti se ke për gjë të mashtrosh shqiptarët. Ne nuk jemi si dashnoret e tua kolektive. Je edhe frikacak i madh ndaj i mban afër kriminelët. Mos harro, unë dhe të gjitha gratë që janë këtu në shesh të themi: Ik sa më parë”, u shpreh deputetja e PD-së,  Albina Deda.
Thirrjen për tubimin e ka bërë deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY