Ish- zevendesministrja e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Gentiana Sula do të jetë pas votimit në parlament gruaja që do të hapë dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Sula ka lënë sot detyrën e saj si zëvëndësministre pasi së shpejti emërimi i ri kalon në seancë plenare.
Vetë Sula në një postim në rrjetet sociale ka falënderuar kryeministrin Rama dhe ministrat e saj për bashkëpunimin dhe ndihmën.
“Largimi nga zëvëndësministre i hap rruge votimit ne Parlament ne seance plenare te kandidatures sime per ne Autoritetin per Informim mbi dosjet e ish- Sigurimit te Shtetit 1944÷1990.
Isha e privilegjuar qe u bera pjese e reformave te rendesishme te qeverise ne arsimin profesional dhe punesimit si dhe te perballjes me te shkuaren, ku vecoj ato per rehabilitim moral e financiar te ish- perndjekurve politike gjate diktatures.
Falenderime dhe mirenjohje per Kryeministrin Rama, ministrat Klosi e Veliaj dhe per te gjithe koleget dhe bashkepunetoret pa te cilet kontributi im modest do ishte i pamundur”, shkruan Sula.
“Pak ditë më parë në përvjetorin e lindjes së Musine Kokolarit ajo shkruante ndër të tjera se “#Amaneti i yt eshte ende i papermbushur. Po e publikoj si rikujtese per veten dhe te gjithe ata qe mund te kontribuojne per ta kryer kete÷
“Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”.
Me shprese se 100 vjetori yt do ta gjeje te permbushur kete amanet”, thekson drejtuesja ardhshme e Autoritete për Informim mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/