Një sjellje jo aq arrogante se sa e tipi “që ka nevojë të vizitohet”, sikurse e etiketoi Sazan Guri, ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme e Erion Veliajt në studion e emisionit “Opinion” në TV “Klan”. Këtë e ka demonstruar jo vetëm në debatin me Sazan Gurin, por edhe me Ralf Gjonin, këshilltarin e Ilir Metës, për një postimin e tij në “Facebok”.
Ambientalisti Sazan Guri është përplasur me kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me projektin bashkiak të ndërtimit të një këndi lojërash për fëmijë brenda hapësirës së Parkut të Liqenit Artificial. Në ligjërimin e tij në një moment Guri i është drejtuar Veliajt me fjalët:. “Ik Vizitohu”.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj e ka ndërprerë duke i thënë…
“A je në metro apo ke shkarë. Kush të vizitohet?”.
Përplasja ka vijuar më tej kur Veliaj i ka thënë Gurit që e ka ftuar në takim por nuk ka ardhur, ndërsa Guri i është përgjigjur që nuk ka pse të bëhet pjesë e takimeve të tilla.
Madje Guri është i drejtuar Veliaj me fjalët, “Boll mashtrove…”.
Akuza direkte kanë vijuar.
Veliaj ka akuzuar Gurin se certifikon leje për Zgara Korçe, falë djalit të tij. Po kështu Veliaj i është drejtuar Gurit duke i thënë se është paguar nga Jamarbër Malltezi për të bërë recensën e lejeve mjedisore. Madje Veliaj i ka thënë që do të të shkojnë djersët çurg kur të përballet në Gjykatë. Gjë që ka revoltuar Gurin, i cili i është drejtuar me fjalët, “Kujt i kujton djalin ti…”.
Debati ka degjenuar më tej kur kryetari i bashkisë Erion Veliaj e ka cilësuar sazan Gurin si një ambientalist të korruptuar dhe i është drejtuar me fjalët, “Do të të paguaj? Këtë më thuaj”.
Ndërsa Guri i është drejtuar me fjalët, “Ka njerëz që pinë drogë…”.
Por debati me Sazan Gurin nuk ka qenë i vetmi.
Ralf Gjoni, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në LSI i ka drejtuar një status të ashpër kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Në profilin e tij në “Facebook”, Gjoni ka shkruar, “Mendoj se kur reagon biznesi, karrigia e çdo pushtetari duhet të dridhet… Më vjen keq që ende s’po e kuptojnë. Zgjohu Erion dhe hap sytë. Shumë të pakënaqur po shtohen në Tiranë! LSI-ja nuk ta dha mandatin që të qeverisesh me arrogancë”.
Ky status i lexuar nga gazetari Blendi Fevziu në “Opinion”, ka sjellë edhe reagimin e Veliaj, i cili nuk është dukur aspak i kënaqur nga këto fjalë, që një eksponent i lartë i LSI-së, i ka drejtuar.
“Unë di Ilir Metën kryetar të LSI-së. Kur të bëhet zotëria, do flas me atë për mënyrën se si mund ta qeverisim më mirë Tiranën”, është shprehur Veliaj, duke mos e fshehur zemërimin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/